Connect with us

Hi, what are you looking for?

Gossip

Zyrtare/ Motra e Icardit, konkurrente në Grande Fratello 16 (Foto)

Të hënën pritet të startojë edicioni i 16 i “Grande Fratello” në Canale 5, në Itali, një “reality show” i ngjashëm me Big Brother Albania, që organizohet në Shqipëri.

Gjatë ditëve të fundit janë zbuluar disa nga emrat e pjesëmarrësve, ndërsa sot është konfirmuar se mes tyre do të jetë edhe Ivana Icardi, motra e sulmuesit të Interit, Mauro Icardi.

Kjo e fundit është bërë disa herë protagoniste në rrjetet sociale, por edhe emisionet televizive në Itali, ku ka folur për marrëdhëniet aspak normale me Wanda Narën, të cilat kanë kushtëzuar edhe raportin e Mauros me familjen.

Megjithatë tashmë Ivana do të ketë mundësi që të rritë edhe më shumë famën e saj në Itali, ndërsa këtë herë jo më si motra e Mauros, por si pjesëmarrëse në “Grande Fratello”.

Lajme të tjera

Bundesliga

Olivert Glasner është emri i momentit te Bayern Munich. Rekordmenët e futbollit gjerman po kërkojnë prej kohësh për pasardhësin e Thomas Tuchel. Xabi Alonso,...

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

Futboll

Struga shpallet kampione e Maqedonisë së Veriut për të dytin vit radhazi. Struganët triumfuan 0-2 në derbin e shqiptarëve përballë Shkëndijës së Tetovës, duke...

Legjionarët

Fitorja është alternativa e vetme për Sassuolon në transfertën kundër Genoas, duel që po transmetohet në SuperSport 2. Skuadra mike ku bëjnë pjesë Marash...