Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Zyrtari i lartë i Milanit: Leao dëshiron të qëndrojë, Ibra thelbësor në vendimet e klubit

Giorgio Furlani kërkon të sqarojë zërat që po qarkullojnë për të ardhmen e pankinës së Milanit. Pas ndeshjes me Juventusin, që u mbyll pa gola, Drejtori Ekzekutiv i “Djallit” u shpreh:

“Lopetegui? Janë përmendur rreth dhjetë emra e kështu me radhë… Janë thashetheme që janë të bezdisshme. Ne kemi një trajner dhe ai quhet Stefano Pioli.”

Drejtuesi i lartë i kuqezinjve shpjegon se “Leao ka kontratë afatgjatë dhe dëshiron të qëndrojë. Tashmë jemi duke punuar dhe duke planifikuar sezonin e ardhshëm për të forcuar ekipin. Ibrahimovic është thelbësor në vendimet e klubit, ai është një kampion jashtë fushës ashtu siç ishte në fushë. Tifozët janë të pakënaqur sepse janë ambiciozë dhe duan më të mirën siç duam ne.

Lexo edhe:

Së pari, megjithatë, Milani duhet ta mbyllë sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme:

“Nuk shkoi ashtu siç shpresonim, sepse ne jemi Milani dhe synimi ynë është të fitojmë, por duam ta përfundojmë sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme, duke u mbajtur vendin e dytë.”

Furlani, duke folur më pas për Sky, shtoi: “Puna në merkato do të jetë ndryshe nga ajo e vitit të kaluar kur bëmë revolucion, sepse menduam se kishim një skuadër  jo në nivelin e duhur. Këtë herë kemi një bazë”.

Lajme të tjera

Euro 2024

Szymon Marciniak ishte protagonist në gjysmëfinalen Champions League mes Real Madrit dhe Bayern, duke anuluar një gol të gjermanëve në limitet  lojës, pasi i...

Champions League

Arbitri Daniele Orsato shpërtheu në lot në përfundim të sfidës PSG-Dortmund, e cila ishte e fundit në Europë për italianin. Orsato do të tërhiqet...

Champions League

Real Madrid-Borussia Dortmund. Kjo do të jetë finalja e këtij edicioni në Champions League. Në mitikun Wembley, 1 qershor. “Los Blancos” iu falën dygolëshit...

Kategoria Superiore

Teuta prek Final 4-ën e titullit kampion. Durrsakët vijojnë të kalojnë një moment të shkëlqyer, duke siguruar matematikisht mbijetesën dhe duke e parë veten...