Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

100 ndeshje si trajner në moshën 40-vjeçare, Edlir Tetova një arsye më shumë për të festuar në Korçë

Ndeshja e së shtunës ndaj Skënderbeut do të jetë një përballje e veçantë për trajnerin e Egnatias, Edlir Tetova. 40-vjeçari, që po udhëheq rrogozhinasit me ambicie të mëdha për titullin, do të drejtojë ndeshjen e 100-të në karrierë si trajner.

Një karrierë e nisur vetëm në vitin 2021, por që në një hark shumë të shkurtër kohor ka arritur që të mbërrijë në këtë stacion të rëndësishëm në eksperiencën e tij menaxheriale.

Tetova e nisi karrierën si trajner tek Ulpiana, në Kosovë, skuadër të cilën e drejtoi në 29 ndeshje nga vera e vitit 2021 deri në mars të 2022, ku regjistroi 7 fitore, 9 barazime dhe 13 humbje.

Para startit të sezonit futbollistik 2022/23, Tetova mori drejtimin e Egnatias. Aventura e parë në stol te rrogozhinasit u mbyll pas vetëm 10 ndeshjesh, 4 fitoresh, 3 barazimesh dhe 3 humbjesh.

Pas drejtimit të rrogozhinasve, 40-vjeçari kaloi në Kategorinë e Parë, te Lushnja, në tetorin e 2022 për vetëm 4 takime, ku mori një fitore, një barazim dhe dy humbje.

Ndërsa në janarin e vitit të kaluar, zëvendësoi Shpëtim Duro në stol tek Egnatia, një rikthim që përkoi me fitimin e Kupës së Shqipërisë në edicionin 2023/24 dhe në këtë vit shpresohet titulli kampion.

Lexo edhe:

  1. Publikohet lista e Kombëtares, KATËR të rikthyer dhe NJË emër surprizë
  2. Një tjetër Europian në Shqipëri, FSHF dorëzon zyrtarisht aplikimin
  3. VIDEO/ I shënoi një supergol PAOK-ut, kush është Arbër Hoxha, “risia” e Sylvinhos
  4. Sulmi fut në siklet Sylvinhon, kush janë dy “të sakrifikuarit” për miqësoret e Marsit
  5. Lazio gjen trajnerin e ri, nis punë pas ndeshjes me Frosinonen

Pas 27 javësh, rrogozhinasit e Edlir Tetovës po jetojnë një realitet fantastik në krye të klasifikimit me 51 pikë, dy pikë më shumë se ndjekësit më të afërt të Vllaznisë. Ka qenë një sezon fantastik për rrogozhinasit në dy fazat e parë, por hapat e shumtë falsë në fazën e tretë u dhanë mundësinë ndjekësve për të ngushtuar diferencën. 17 fitore, 10 barazime dhe 5 humbje kanë shënuar rrogozhinasit në të gjithë kompeticionet, por në sprintin final të sezonit çdo gabim mund të kushtojë. Edlir Tetova do të shpresojë që të festojë ndeshjen e 100-të në pankinë në mënyrën e duhur në transfertën e së shtunës ndaj Skëndërbeut.

 

Lajme të tjera

Conference League

Fitore e madhe e Egnatias në kryeqytetin e Islandës. Kampionët e Shqipërisë mposhtën 0-1 Vikingurin në një ndeshje emocionuese, me ritëm dhe plot raste....

Merkato

Jo vetëm Ngolo Kante, West Hami po provon të sigurojë edhe shërbimet e Fikayo Tomorit nga Milani. Anglezi është objektivi i madh i klubit...

Kategoria e Parë

Flamurtari kërkon me çdo kusht rikthimin në Superiore. Drejtuesit e klubit vlonjat kanë zhvilluar një merkato cilësore në emra deri tani, ndërkohë që pjesë...

Merkato

Bayerni është një nga klubet më aktive në këtë merkato të verës. Nga Olise te Palhinha e më gjerë, drejtuesit e klubit gjerman kanë...