Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Luftëtari, minutat e fundit nga “mallkimin” në “bekim”

Fitorja ndaj Kamzës është një sinjal i mirë për skuadrën dhe drejtuesit e Luftëtarit, të cilët shohin “të lindë dielli” pas “stuhisë” së fortë që kanë përjetuar në javët e fundit. Gjirokastritët jo vetëm që marrin impulse pozitive në aspektin psikologjik, por sigurisht që vendosin nën presion edhe rivalët direkt në garën për mbijetesë. Gjithashtu lëshojnë sfidën ndaj çdo kundërshtari. Formacioni i Hasan Likës më në fund sheh që minutat e fundit t’i buzëqeshin pas një periudhe të gjatë kur kanë parë vetëm zhgënjim në fazën përmbyllëse të ndeshjeve. Laçi i barazoi në shtëpi pikërisht në minutën e fundit të kohës së rregullt, një ndeshje të cilën e nisën me një gol pa u ngrohur ende, Vllaznia i mposhti në “Loro Boriçi” me golin e Gilman Likës 7 minuta përpara fundit, ndërsa më herët në fazën e parë ishte pikërisht Kamza që i ndëshkonte në shtëpi me anë të Racicit në kohën shtesë me një penallti. Por tashmë rrjedha e fatit mer një tjetër drejtim, me bluzinjtë që arrijnë të gjejnë suksesin pikërisht në sekondat e fundit. Luftëtari, një skuadër që prodhon shumë lojë, është etiketuar si e pafat, edhe pse vetë trajneri Lika dhe futbollistët kanë pranuar që është çështje e mungesës së qetësisë në finalizim. Drejtuesit kanë theksuar që në janar përforcimet do të vijnë pikërisht në repartin e sulmit, por deri atëherë duhen përballuar në mënyrën e duhur dy ndeshje shumë të vështira, sfida në shtëpi me Partizanin dhe transferta në Kukës.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...