Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Italisë

Kualifikohet edhe Atalanta, në çerekfinale gjen Napolin

Atalanta ka arritur të mposhtë Sassuolon me rezultatin 2-1, në takimin e vlefshëm për fazën e 1/8-ave të Kupës së Italisë dhe ka siguruar kualifikimin në çerekfinale. Pa shumë prej titullarëve, skuadra e Gasperinit mori lojën nën kontroll që në fillim, duke shënuar 2 herë në pjesën e parë, me anë të sulmuesit Cornelius dhe mbrojtësit Toloi.

Në pjesën e dytë Sassuolo e shtoi presionin, ndërsa një autogol i Toloit bëri që të rihapej sfida. Në minutën e 89’, ishte Jasmin Kurtiç që u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe la Atalantën me 10 futbollistë, duke i bërë minutat shtesë vërtetë dramatike.

Pas vërshëllimës së 3-fishtë, Atalanta siguroi kualifikimin, ndërsa në çerekfinale do t5ë gjejë përballë Napolin, sfidë në të cilën do të ketë edhe një mini-derbi mes futbollistëve të kombëtares, Hysaj i Napolit dhe Berisha i Atalantës.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...