Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Luftëtari zyrtarizon talentin vlonjat David Bocaj

Përmes një postimi në faqen zyrtare në facebook të klubit gjirokastrit është bërë publik dhe transferimi i David Bocaj. Skuadra e drejtuar nga tekniku Hasan Lika ka përforcuar skuadrën me një element të ri në moshë dhe të talentuar.

Mesfushori 19-vjeçarë ka qenë pjesë e skuadrës së Flamurtarit ndërkohë që shumë shpejt ai do të nisë fazën përgatitore me bluzinjtë. Klubi gjirokastrit vazhdon ti qëndrojë besnik filozofisë së saj duke forcuar skuadrën me element të rinj dhe cilësorë në moshë.

Një sinjal që te Luftëtari po mendojnë seriozisht për futbollistë që në të ardhmen e afërt do të bëhen pasardhësit e yjeve të rinj si Abazaj, Bregu dhe Rroca, që me paraqitjet e tyre kanë tërhequr interesin e klubeve pretendente në Shqipëri, por edhe të skuadrave nga liga të ndryshme europiane.

David Bocaj është lojtari i tretë i ri në moshë që transferohet tek bluzinjte pas Jurgers Liçkollarit dhe Kejdi Ballës.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...