Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Carlo Ancelotti merr vendin e Wenger në fund të sezonit

Carlo Ancelotti do të jetë pasuesi i Arsene Wenger tek Arsenali. Kështu raportojnë mediat angleze dhe ato italiane. Trajneri francez, që drejton prej 21-vjetësh “Topçinjtë” do të largohet në fund të sezonit, për t’ia lënë vendin italianit, i cili do të nënshkruajë një marrëveshje 4-vjeçare, nga e cila do të përfitojë në total 40 milionë euro, pa bonuset.

Pronarëve të klubit londinez u ka sosur durimi me francezin, që për herë të fundit titullin e Premier League e ka fituar në vitin 2004. Zbehet mundësia që Ancelotti të marrë drejtimin e Kombëtares Italiane. Në fakt, vetë 58-vjeçari, i cili ka fituar 20 trofe në 5 vende të ndryshme e kishte bërë qartë që synon të jetë në qendër të një projekti me një klub të njohur. Arsenali ndoshta është destinacioni ideal për të nisur një epokë të re në Premier League.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...