Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Daja: Forma e mirë dhe shkëputja, na japin garanci për titullin

Skënderbeu mori një tjetër fitore dhe thelloi në 11 pikë distancën me ndjekësin më të afërt, që sonte ishte kundërshtari direkt. Trajneri Daja shprehet mjaft i lumtur për fitoren, por edhe për mënyrën sesi skuadra e interpretoi ndeshjen.

“Diferenca e konsiderueshme e pikëve na jep një qetësi psikologjike, por edhe garancia jonë është se po futemi në rrjedhën e duhur, pasi kemi rikuperuar edhe thuajse të gjithë kontigjentin e lojtarëve. Ne kemi një stil loje, të cilin nuk mund ta anashkalojmë lehtë. Kërkuam të fitojmë ndeshjen, ndryshe nga kundërshtari, që ishte i kënaqur edhe me barazimin. Në pjesën e dytë e rritëm më shumë tempin, duke përmirësuar gabimet e 45-minutëshit të parë dhe arritëm të gjejmë golin, ndonëse nëpërmjet goditjes standarde”, u shpreh Daja.

Skënderbeu vuajti shumë ndaj Flamurtarit, ndërsa ky ishte një nga takimet e pakta ku bardhekuqtë krijonin kaq pak mundësi shënimi, veçanërisht në 45 minutat e para.

“Luanim ndaj vendit të dytë dhe nuk ishte aspak e thjeshtë. Natyrisht që vuajtëm disi në pjesën e parë, por rikuperuam në të dytën, ku u treguam më të shpejtë në manovra dhe ndërtim aksionesh. Sigurisht që nuk goditëm në portë, por shkuam shumë herë në zonën e Flamurtarit. Ndoshta do kishte qenë më mirë që të kishim sulmuar me linjat e dyta, duke goditur nga distanca, por tentuam vazhdimisht të hyjmë në zonë me kombinime të shpejta”, u shpreh trajneri i kryesuesve.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...