Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Muzaka: Do doja të luaja më herët për Dajën, goli për vëllanë e Osmanit

Gjergji Muzaka ishte heroi i takimit në sfidën mes Skënderbeut dhe Flamurtarit, pasi fati i ndeshjes u vendos pikërisht nga goli i mesfushorit tiranas.

“Jam shumë i lumtur për golin, por edhe për fitoren. Natyrisht që ishte një ndeshje shumë e vështirë, por luksi i distancës na jepte mundësi që të mos kalonim në aventurë, por të sulmonim pa rrezikuar. Më vjen mirë që ndihmova skuadrën të shkëputet edhe më shumë në krye të renditjes dhe të sjellë më pranë titullin kampion. Golin ia dedikoj vëllait të Osmanit dhe uroj të bëhet mirë sa më shpejt”, u shpreh Muzaka.

Mesfushori tiranas, pas problemeve të shumta me dëmtimet, por edhe formën e dobët, më në fund duket se ka gjetur ‘parajsën’ me vendosjen e re që i ka propozuar trajneri Ilir Daja, pasi është kthyer në një titullar të padiskutueshëm dhe shpesh herë protagonist për ekipin.

“Do thosha që do kisha dashur të punoja më herët me Ilir Dajën. Jam përshtatur mirë në atë pozicion, por është edhe eksperienca që të lejon të menaxhoj më mire situatat dhe lojën”, u shpreh Muzaka.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...