Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Laçi i plotë përpara duelit të dyfishtë me Luftëtarin

Pavarësisht se në media drejtuesit e klubit dhe trajneri i Laçit kanë vendosur si objektiv sigurimin sa më të shpejtë të qëndrimit në Superiore, jashtë vëmendjes nuk qëndron as Europa. Rruga më e shkurtër është Kupa e Shqipërisë, një kompeticion të cilin Laçi e ka fituar dy herë në vitet e fundit, dhe tenton sërish të shkojë sa më larg. Në harkun e pak ditëve kurbinasit do të kenë përballë Luftëtarin, në sfidën e kthimit të Kupës dhe në kampionat. Bardhezinjtë shkojnë në transfertën e së mërkurës me avantazhin 3-0 të sfidës së parë, me një këmbë në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Megjithatë ecuria e fundit e Luftëtarit nuk lejon mundësinë për të ulur përqendrimin, për më tepër që kjo sfidë mund të jetë një përgatitje shumë e mirë për duelin e kampionatit në fundjavë. Një tjetër rezultat pozitiv për Laçin është një goditje në aspektin psikologjik për kundërshtarin, pasi përveç ecurisë në Kupë synohet edhe ritmi i lartë në kampionat, për të qëndruar sa më pranë zonës europiane. Trajneri Gentjan Mezani ka të plotë grupin në dispozicion dhe rotacioni i kryer në sfidën ndaj Partizanit është një tregues i qartë se trajneri vlonjat po mendon që të ruajë gjendjen e futbollistëve për të patur mundësinë të shfrytëzojë aftësitë e gjithësecilit në një periudhe ngjeshjeje të sezonit.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...