Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Interi pa 3 titullarë në Genoa, konfirmohen mungesat e “peshave” të rënda

Do të jetë një Inter i cunguar nga mungesat ai që do të zbresë në fushë mbrëmjen e kësaj të shtune në stadiumin Marassi përballë Genoas. Konfirmohen tashmë mungesat e kapitenit Mauro Icardi, sulmuesit kroat Ivan Perisic dhe mbrojtësit brazilian Joao Miranda. Të tre futbollistët nuk bëjnë pjesë në listën e të grumbulluarve nga trajneri Luciano Spalletti, për këtë transfertë delikate që mund të vendosë shumë për një kualifikim të mundshëm të zikaltërve në Champions League sezonin e ardhshëm. Nëse për Mirandën i cili pësoi një tërheqje muskulore në ndeshjen e fundjavës së kaluar ndaj Bolognës dihej që do të mungonte, Icardi e Perisic edhe këtë premte janë stërvitur të veçuar nga grupi në palestër, duke mos mundur dot të rikuperohen në kohë nga dëmtimet respektive. Shtohen dhimbjet e kokës për Spallettin që gjithsesi në këtë ndeshje do të konfirmojë Karamoh në formacionin titullar ndërkohë që mund ta nisë nga minuta e parë edhe braziliani Rafinha.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...