Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA/ Spektakël në All Stars Game, MVP është serbi Bogdanoviç

Kanë qenë yjet e botës ata që kanë triumfuar në sfidën kundrejt atyre amerikanë, që njihet edhe si All Stars Game. Ashtu siç pritej, loja ka qenë spektakolare dhe ka përfunduar me rezultatin 155-124, ndërsa për All Stars World, ka spikatur pikërisht basketbollisti serb Bogdan Bogdanoviç, që u shpall edhe më i miri i ndeshjes.

Yjet botërorë dominuan në të 4 fraksionet e lojës, ndërsa veçanërisht 3 të parët I fituan me diferencë të konsiderueshme. Për yjet amerikanë nuk mjaftoi loja e mirë e Brown me 35 pikë, 1 asist dhe 10 rikuperime, ndërsa Bogdanoviç nga ana tjetër realizoi 26 pikë, 6 asiste dhe 4 rikuperime, mes tyre edhe 7 realizime 3-pikëshe.

Krahas 25-vjeçarit serb, një lojë mjaft të mirë për Yjet e Botës, zhvilloi edhe basketbollisti nga Bahamasi, Hield, që regjistroi 29 pikë, 3 asiste dhe 3 rikuperime, por realizoi vetëm 5 nga 14 tentativat e tij për 3 pikë.

Në orët e para të së hënës do të zhvillohet një tjetër ndeshje spektakolare All Stars, mes Team LeBron dhe Team Stephen, ose skuadrat e LeBron James dhe Stephen Curry-t. Ashtu si sfida e sotme, edhe kjo pritet të prodhojë spektakël, pasi emrat pjesëmarrës e premtojnë diçka të tillë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...