Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Shtyllat dhe Messi shpëtojnë Barçën, Besiktasi ‘i vogël’ për Bayernin

Nuk ka fitues në Londër, në supersfidën e mbrëmjes, atë mes Chelseat dhe Barcelonës, të cilat u ndanë në barazim 1-1 dhe lanë të hapur çështjen e kualifikimit.
Skuadra e Valverdes si zakonisht dominoi kontrollin e lojës, por pa arritur të jetë konkrete në portën e Courtois. Nga ana tjetër, Chelsea i Contes zbriste rrezikshëm dhe i shkoi shpesh pranë golit, por në 2 raste Willian u ndal nga shtyllat pingule të portës katalane.

Në fillim të pjesës së dytë ishte pikërisht braziliani, që u shërbye mbi vijën e 16-metërshit dhe me një goditje të zgjuar, mposhti portierin Ter Stegen dhe kaloi në avantazh londinezët.

Gjithsesi, 15 minuta nga fundi, Iniesta shfrytëzoi një gabim të mbrojtjes londineze dhe shërbeu për Messin, i cili dërgoi topin në rrjetë dhe barazoi rezultatin.

Minutat e mbetura nuk prodhuan asgjë për t’u shënuar, ndërsa misioni I kualifikimit komplikohet edhe më shumë për Chelsean, që shkon në ‘Camp Nou’ me disavantazhin e golit të pësuar në shtëpi.

Ndërkohë në sfidën tjetër të mbrëmjes, atë mes Bayern Munchen dhe Besiktas, nuk pati shumë histori. Turqit mbetën me 10 futbollistë që në minutën e 16’, pas ndëshkimit me karton të kuq të Domagoi Vidës, për një faull ndaj Lewandowskit si lojtar i fundit.

Bavarezët arritën të zhbllokojnë rezultatin me anë të Thomas Mullerit në minutën e 43-të, ndërsa në pjesën e dytë shënuan sërish sulmuesi gjerman, Coman dhe 2 herë Lewandowski, duke vulosur suksesin 5-0, që praktikisht përkthehet në kualifikim të Bayernit për në çerekfinale.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...