Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Teuta “makthi” i Kamzës në këtë sezon

Nga mbijetesa te zona europiane. Kamza pret në shtëpi Teutën, për të konfirmuar ambiciet drejt zonës së lart të klasifikimit. Skuadra e Ndreut kërkon ti japë vazhdimësi fitores së fundjavës së kaluar në Lushnjë, por edhe të qëndrojë në garën për vendin e tretë.Pas tre fitoreve në 5 ndeshjet e fundit të luajtura, objektivi është vijimi i ecurisë pozitive, por mbi të gjitha për ta rikthyer faktorin fushë në elementin që e ka favorizuar ekipin në gjysmën e parë të sezonit, ku deri nën nëntorin e kaluar ishin të pamposhtur edhe përballë rivalëve si Skënderbeu, Kukësi e Partizani.

Supremacia në shtëpi u venit më 10 dhjetor, me disfatën 1-0 ndaj Luftëtarit, ndërsa prej asaj periudhe skuadra ka regjistruar tre humbje dhe vetëm një fitore përballë publikut të saj. Rikthimi i Zguros nga pezullimi dhe fakti që skuadra do të jetë e plot për ndeshjen e kësaj të mërkure jep garanci.Gjithsesi, momenti i vështirë i Teutës dhe fakti që durrsakët ndodhen në zonën e rënies nga kategoria nuk duhet të shërbejnë si arsye për ti nënvlerësuar. “Djemtë e detit” kanë arritur të regjistrojnë dy barazime 1-1 në fushën e Kamzës gjatë këtij edicioni në kampionat dhe në Kupë. Madje në duelin e parë të luajtur në 1/8 e Kupës, Teuta fitoi 4-0 duke i shkaktuar skuadrës së Ndreut humbjen më të thellë sezonale.

Për më tepër, pika e marrë me Flamurtarin ka rritur optimizmin në skuadrën e drejtuar tashmë nga Gentian Begeja, që pavarësisht mungesave të titullarëve Hërkaç dhe Mustafov do të kërkojë të tjera pikë mbijetese në Kamzë.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...