Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Reginaldo, në sezonin e rekordeve, bën Laçin të ëndërrojë

Sfida ndaj Flamurtarit mund tw konsiderohet si më e mira në kampionatin shqiptar për sulmuesin nga Mozambiku Arturo Faife Reginaldo.28-vjeçari me 3 golëshin e tij jo vetëm që vendos kandidaturën për të fituar Këpucën e Artë por thyen edhe disa tabu. Së pari arrin të kalojë kuotën e 8 golave të shënuar në edicionin e tij të parë në Shqipëri, atë me Luftëtarin një vit më parë. Një tjetër rekord është fakti se për herë të parë shënon 3 herë brenda një sfide, duke marë për herë të parë me vete topin e takimit. Pas një periudhe të gjatë agjërimi, kujtojmë që goli i fundit i shënuar prej tij ishte ndaj Kamzës në sfidën e parë për vitin 2018, Reginaldo shpërthen me 3 gola duke konfirmuar se Flamurtari mbetet preja e tij e preferuar. Në 19 golat e shënuar deri më tani në eliten e futbollit shqiptar, 6 herë ka dërguar topin në rrjetën vlonjate, një herë me fanellën e Luftëtarit dhe plot 5 gola këtë sezon me fanellën bardhezi të Laçit. Përveç këtij tregolëshi sulmuesi nga Mozambiku regjistron edhe dy dygolësha, teksa në Laç shpresojnë që numri 9 bardhezi të mos ndalet këtu, por të vijojë më tej. Me të në formën optimale kurbinasit e kanë më të lehtë për ti shkuar deri në fund zonës europiane, që mbetet objektivi kryesor i klubit.

 

 

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...