Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Humbja e parë pas 3 muajsh e gjysmë, Luftëtari kërkon “kokën” e Kukësit për t’u ringritur

Pas 11 ndeshjesh pa u mundur ka ardhur dhe humbja e parë për Luftëtarin e Hasan Likës. Skuadra gjirokastrite nuk dilte nga fusha e mposhtur që nga fundi i nëntorit të kaluar në ndeshjen e Vllaznisë, dhe një disfatë përballë Partizanit në Selman Stërmasi është një verdikt i pranueshëm nga çdo skuadër, por më i  rëndësishëm se ai rezultat do të jetë reagimi që do të dhurojë Luftëtari në një tjetër sfidë të vështirësisë maksimale, përballjen e mesjavës me Kukësin. Çdokush mund të bjerë, por aftësia për t’u ringritur shpejt për tja nisur nga e para është faktori që bën diferencën për një skuadër në kampionat, dhe disfata 3-0 përballë të kuqve mund të shërbejë edhe si shkundja e duhur për të rinisur një ecuri pozitive për Luftëtarin që falë serisë së shkëlqyer të dy muajve të fundit shikon shansin për një kualifikim historik në eleminatoret e Europa League.  Ndaj Partizanit skuadra u penalizua nga mungesa e sulmuesit kryesor Vasil Shkurtaj ndërkohë që dy yjet e Luftëtarit Bregu dhe Abazaj kanë humbur prej kohësh kontaktet me golin. Kundërshtari i radhës Kukësi, që në ndeshjet e fundit ka demonstruar brishtësi në fazën mbrojtëse, mund të jetë edhe për ata shansi i duhur për të ndërprerë agjërimin duke e rikthyer Luftëtarin në korsinë europiane.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...