Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Skënderbeu-Luftëtari, sfida që premton spektakël

Sfida më interesante e të dielës në Kategorinë Superiore, do të luhet në orën 17:00 në stadiumin ‘Skënderbeu’ të Korçës, mes vendasve dhe Luftëtarit. Korçarët janë në pozita komode dhe e njëjta gjë mund të thuhet edhe për Luftëtarin, që është shumë larg zonës së ftohtë dhe tani ka piketuar pjesëmarrjen në Europë si synim sezonal.

Në fushë do të zbresin dy prej skuadrave që aplikojnë futbollin më të bukur në Superiore, teksa nuk do të mungojnë edhe talentet si Gavazaj e Abazaj, që përballë trajnerit të Kombëtares Shqiptare, Cristian Panucci, do të kërkojnë të tregojnë se e kanë merituar ftesën që morën dy ditë më parë.

Skënderbeu-Luftëtari do të startojë në orën 17:00 dhe do të transmetohet në Supersport 3, bashkë me intervistat e trajnerëve pas përfundimit të takimit.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...