Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

“Miami Open”, gjysmëfinalja e dytë Carreno-Busta – Zverev

Pas argjentinasit Juan Martin De Potro dhe amerikanit John Isner kualifikohen në gjysmëfinale të “Miami Open” edhe Pablo Carreno-Busta dhe Alexander Zverev.

Në mastersin e dytë 1000 pikësh sezonal, spanjolli Carreno-Busta mposhti 2-1 me sete, 6-4 5-7 7-6, në dy dorë e 42 minuta lojë, afrikano-jugorin Kevin Anderson, numrin 8 në botë dhe një ndër favoritër kryesor për ta fituar këtë trune. Edhe pse kishte një “match-point” në dispozicion, Anderson luajti shumë keq, duke ia falur praktikisht ndeshjen asturianit.

Zverer ndërkohë e pati të lehtë përballjen me kroatin Coric, duke e mposhtur 2-0 me sete me të njëjtin rezultat 6-4, në vetëm një orë e 24 minuta lojë.

Në të dy setet Coric u thye në shërbim në një gejm, me talentin gjerman që nuk e vuri në asnjë moment në diskutim suksesin, duke ruajtur qetësinë  në momentet me delikate të lojës.

Sot, në orën 19:00, do të zhvillohet gjysmëfinalja e parë e “Miami open” mes Del Potros dhe Isner.

Sa u përket femrave, në finale Stephens do të përballet Ostapenkon, pasi mposhtën respektivisht në gjysmëfinale amerikania Azarenkan dhe letonezja Collins.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...