Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Pastore: Nuk e di nëse do të qëndroj, varet çfarë do klubi

Javier Pastore kërkon sqarime nga PSG. Trekuartisti argjentinas rikthehet të flasë për të ardhmen e tij dhe mundësinë e largimit nga parizienët në përfundim të sezonit. Pasi ngriti lart trofenë e Kupës së Ligës, pasi PSG mposhti 3-0 Monacon, mesfushori u shpreh:

Mendoj vetëm të luaj futboll, të fitoj trofetë që më mungojnë. Nuk është ky momenti i duhur për të folur për për merkaton. A është ky një nga trofetë e fundit që fitoj këtu? Është e mundur. Kam edhe një vit kontratë, të shohim çfarë do të ndodhë. Do të flas me klubin për të kuptuar çfarë dua unë dhe çfarë duan ata. Do të vendosim në fund të sezonit, jo tani. Nëse Parisi do që unë të qëndroj, s’kam pse largohem.”

Për Pastoren pati interesim nga Interi gjatë merkatos së janarit, por palët nuk gjetën gjuhën e përbashkët për transferimin e tij në Milano. Ndoshta kjo do të ndodhë gjatë merkatos së verës.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...