Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Emery pranon: Largohem nga PSG

Tashmë është zyrtare! Trajneri spanjoll Unay Emery nuk do të vijojë më të jetë në krye të skuadrës së PSG-së, duke filluar që nga fundi i sezonit.

Lajmin e ka dhënë vetë tekniku në një konferencë për shtyp, ku tha se bashkë me presidentin dhe drejtorin sportiv, kanë vendosur mbylljen e bashkëpunimit.

“Pata një takim me presidentin dhe drejtorin sportiv të skuadrës dhe vendosëm që të ndërpresim bashkëpunimin në fund të këtij sezoni. Këtë vendim ua komunikova edhe lojtarëve para stërvitjes së sotme”, deklaroi Emery.

Largimi i trajnerit spanjoll ishte i pritshëm, pasi kontrata e tij skadonte në fund të këtij sezoni dhe drejtuesit nuk i kishin ofruar rinovimin, duke lënë të nënkuptohet se nuk do të vijonte bashkëpunimi.

Emery iu bashkua PSG-së në verën e 2016-ës, pas sukseseve radhazi me Sevillan në Europa League. Mungesa e suksesit në Europë, ishte vendimtare në zgjidhjen e drejtuesve të PSG-së, për të mos vijuar më bashkëpunimin me Emery.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...