Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Vettel pas provave të lira: Ferrari “ok”, gabimi ishte imi

Sebastian Vettel bën “mea culpa”, pasi regjistroi kohën e 11-të më të mirë në sesionin e dytë të provave të lira për Çmimin e madh të Azerbajxhanit.

“Ky është një cirkuit i vështirë, e pata të vështirë të gjeja ritmin. Problemi, gjithsesi, mbetet vetëm tek unë, makina është shumë mirë dhe do të përpiqemi të hedhim një hapa para në kualifikuese.”

Shumë i qetë Kimi Raikkonen, që shënoi kohën e dytë më të mirë pas Daniel Ricciardos. Finlandezi u shpreh i bindur se mund ta nisë garën nga vija e parë për herën e katërt radhazi.

Klimë shumë pozitive në shtëpinë e Red Bullit, me Daniel Ricciardon që ishte më i shpejti në sesionin e dytë të provave të lira.

Të shpresojmë që të jap kohën më të mirë edhe në kualifikuese. Unë kam shumë besim, sidomos për garën e së dielës. Mendoj se tri skuadrat e para janë shumë pranë njëra-tjetrës.

Nuk është aspak i lumtur Lewis Hamilton, i cili shpreson që të ketë goma më efikase për Mercedesin e tij.

“Pati ndryshim të madh të temperaturës nga mëngjesi në mbrëmje dhe ky ndryshim ishte interesant për të kuptuar funksionimin e gomave.”

 

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...