Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Qaka bën lëvizjen e madhe, kalon te Steaua Bukuresht

Kamer Qaka bën lëvizjen e madhe në Rumani, me futbollistin e kombëtares që ka firmosur këtë të martë për Steauan e Bukureshtit, klubin më të madh në vend. Mefushori ka udhëtuar këtë të martë drejt kryeqytetit ku ka takuar drejtuesit e Steauas për të finalizuar marrëveshjen, që është arritur për 5 vitet e ardhshme mbi bazën e 500 mijë eurove, të cilat do të përfitojë skuadra e Poli Iasit. Vetë Qaka nga kjo marrëveshje do të marrë një pagë prej 12 mijë euro në muaj për vitin e parë dhe më pas në mënyrë progresive, 13 mijë euro për sezonin e dytë, 14 mijë euro për sezonin e tretë dhe për të arritur në 15 mijë euro në muaj për sezonin e fundit. Qaka konsiderohet si një përforcim i rëndësishëm për mesfushën e Steauas, që është në garë me Cluj për fitimin e titullit kampion në Rumani dhe ardhja e tij është përshëndetur dhe nga tifozët e klubit rumun.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...