Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Shkëndija fiton derbin me Renovën, Ibraimi Këpucën e Artë

Shkëndija fiton bindshëm derbin e Tetovës dhe përgatit festën e titullit kampion për sfidën e fundjavës ndaj Pelisterit. Kuqezinjtë edhe pse e kanë fituar matematikisht titullin përpara disa javësh regjistruan fitoren e 4-t radhazi në kampionat duke u ngjitur në kuotën e 88 pikëve, teksa kryesojnë me një diferencë të frikshme prej 32 pikësh avantazh ndaj rivalëve të Vardarit të Shkupit. Një humbje që nuk djeg as në shtëpinë e Renovës sepse skuadra tjetër shqiptare siguroi matematikisht një javë përpara fundit të sezonit mbijetesën në elitën e futbollit maqedonas. Golat për Shkëndijën u realizuan nga Besart Ibraimi dhe braziliani Stenio Junior në pjesën e parë. Me dygolëshin e shënuar ndaj Renovës, Ibraimi u ngjit në kuotën e 23 finalizimeve, 3 më shumë se shoku i skuadrës Ferhan Hasani me ish bomberin e Schalke 04 që është shumë pranë fitimit të Këpucës së Artë në Maqedoni.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...