Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Insigne entuziast: Ancelotti, trajner i madh për ndeshjet vendimtare

“I uroj fat të madh Ancelottit dhe shpresoj që të na japë një dorë të mirë për të përballuar ndeshjet e rëndësishme, sepse, siç e dinë të gjithë, ai është një trajner i madh.”
Ishin këto fjalët e Lorenzo Insignes për emërimin e 58-vjeçarit në krye të Napolit. Sulmuesi i Kombëtares Italiane duket qartë se është shumë i lumtur me këtë lëvizje të Aurelio De Laurentiis, që i dha fund epokës “Sarri”. Pyetjes nëse e priste afrimin e Ancelottit, Insigne iu përgjigj me sinqeritet.
Jo, jo, nuk e prisja. Por e dimë që presidenti ynë i bën goditje të tilla. Me siguri ka bërë një lëvizje të madhe në merkato, sepse mister Ancelotti është një trajner i madh.”
Mbyllet kështu një periudhë trevjeçare me Sarrin trajner, për të cilin Insinge ka vetëm fjalë pozitive.
“Duhet t’i themi vetëm faleminderit, sepse në këto tre vite na ka dhënë dhe mësuar shumë. Nëse në këtë sezon jemi këtu ku jemi, kjo është edhe meritë e tij.”

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...