Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Pas Fred, Manchester United merr edhe talentin Dalot

Manchester United e mbylli sezonin në vendin e dytë, por pa arritur të fitojë asnjë trofe, ndaj Jose Mourinho po përgatit një sërë ndryshimesh në skuadër për të rivalizuar me Cityn për titull, por edhe për të synuar tituj në Europë.

Kështu pas blerjes së brazilianit Fred nga Shakhtar Donetsk, për shumën e 60 milionë eurove, “Djajtë e kuq” kanë mbyllur një tjetër transferim gjatë ditës së sotme.

Bëhet fjalë për talentin 19-vjeçar portugez, Diogo Dalot, që u ble nga klubi i Portos. Djaloshi luan si mbrojtës krahu, por ka treguar se mund të adaptohet mjaft mirë edhe në qendër, ndërsa me cilësitë e tij ka tërhequr vëmendjen e Jose Mourinhos.

Dalot u prezantua sot me bluzën e Manchester Unitedit, ndërsa së shpejti pritet të dalin edhe detajet e transferimit, si dhe kontrata e nënshkruar.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...