Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Spanja në hall, pas Carvajal humbet edhe Pique për Portugalinë

4 ditë nga debutimi i Spanjës në Botëror, trajneri i La Rojas Julen Lopetegui ka marrë një lajm të keq. Qëndërmbrojtësi Gerard Pique është larguar përpara kohe nga stërvitja e kësaj të hëne në Krasnodar aty ku është edhe vendgrumbullimi i 1-herë kampionëve të botës, pasi ka marrë një goditje në gju. Prania e lojtarit të Barcelonës në superndeshjen ndaj Portugalisë kampione në fuqi të Europës është vënë ndjeshëm në dyshim. Nëse Pique nuk ia del dhimbjet e kokës për Lopeteguin do të shtohen pasi për derbin iberik trajneri i Spanjës nuk do të ketë në dispozicion as Carvajal në krahun e djathtë të mbrojtjes. Por nëse mbrojtësi i Realit të Madridit do të zëvendësohet nga talenti i Sociedadit Odriozola, një mes Nachos dhe Azpilicuetës do të marrë vendin e Pique në qëndër të prapavijës duke u rreshtuar përkrah kapitenit Sergio Ramos.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...