Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

I akuzuari Kadyrov, foto me Salah për të pastruar imazhin

“Ylli” i Egjiptit, Mohamed Salah, u gjend krejt papritur në qendër të polemikave pas publikimit të disa fotove ku ai shfaqet përkrah liderit çeçen prorus, Ramzan Kadyrov, një personazh kontravers, për të cilin ka akuza të rëndë për ekzekutime pa gjyq, zhdukje të homoseksualëve në Çeçeni dhe për çështje te tjera që lidhen me mosrespektim të të drejtave të njeriut.

“Faraoni” ndodhej në hotel kur e njoftuan se një njeri i rëndësishëm kishte ardhur për ta takuar dhe po e priste në holl. Pasi e takoi dhe pa që shoqërohej nga një numër i madh njerëzish të besuar, ai u bind që të shkonte në stadiumin e Grozny-t për një shëtitje të shkurtër. Kadyrov e shfrytëzoi disponibilitetin e Salah për të shkrepur disa foto, që më pas bënë xhiron e botës brenda pak minutash. Imazhet e Salah përkah Kadyrov konsiderohen një tentativë e liderit, që mbështetet nga Rusia, për të pastruar imazhin e tij prej vrasësi dhe dhunuesi të të drejtave të njeriut.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...