Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Alarm te Franca, dëmtohet Mbappe!

Alarm i kuq te Franca për Kylian Mbappe. Vetëm pak ditë përpara debutimit në Botëror në ndeshjen ndaj Australisë, përfaqësuesja e gjelave është në ankth për gjëndjen e një prej talenteve më të mëdhenj që ka prodhuar futbolli francez në këto vitet e fundit. Mbappe ka lënë përpara kohe stërvitjen e kësaj të marte në vendgrumbullimin e Francës në Glebovets, pasi ka marrë një goditje në kavilje. Sipas asaj që zbulojnë mediat ndërkombëtare sulmuesi i PSG është goditur me forcë në kaviljen e këmbës së majtë nga mbrojtësi i Marseille Adil Rami dhe është larguar mes dhimbjesh nga fusha stërvitore.  Stafi mjekësor i 1-herë kampionëve të botës i ka ardhur menjëherë në ndihmë 19-vjeçarit, por ende nuk dihet shkalla e dëmtimit të Mbappe. Në orët në vijim sulmuesi do t’u nënshtrohet të tjera analizave më të detajuara për të kuptuar shkallën e dëmtimit. Një lajm shumë i keq ky për trajnerin e Francës, Didier Deschamps vetëm 4 ditë përpara debutimit në Botëror.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...