Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Kukësi në Slloveni, dy seanca në ditë për nënkampionët

Pas një periudhe disaditore në Shqipëri, Kukësi është zhvendosur drejt Sllovenisë për të vijuar fazën përgatitore në prag të pjesëmarrjes së dytë në Champions League. Nënkampionët, të cilët përfituan nga konfirmimi i dënimit të Skënderbeut, janë akomoduar Soboda, në kufi me Austrinë në një vend malor me klimë të freskët.

Grupi i futbollistëve ka qënë i plotë në dispozicion të trajnerit Peter Pacult, që ndiehet i shtëpisë në atë zonë, me timonierin që ka vendosur ta hedhë skuadrën dy herë në ditë në fushën e stërvitjes. Ndryshe nga sa janë mësuar, lojtarët e Kukësit po marrin ngarkesën me dy seanca me topin, duke evituar në këtë mënyrë trajneri austriak dhënien e ngarkesës në mënyrë atletike.

Të martën është në program miqësorja e parë për verilindorët, të cilët ende nuk kanë mësuar emrin e kundërshtarit që do të jetë përballë. Ajo që është e konfirmuar është se qëndrimi në Slloveni do të shoqërohet me dy miqësore luksi për Kukësin, me Mariborin, skuadrën e njohur sllovene, që ashtu si Kukësi e mbylli në vendin e dytë sezonin. Ndërkohë miqësorja tjetër do të jetë përballë Kabalës, skuadrës azere që ka firmosur së fundmi me mesfushorin Sabien Lilaj dhe që ka në përbërje ish-sulmuesin e verlindorëve, Rauf Alijev.

Këto dy teste do t’i shërbejnë trajnerit Peter Pacult për të konsoliduar grupin, që këtë edicion ka ambicie të mëdha në Europë, pasi shpeshherë presidenti Safet Gjici ka deklaruar se kërkon të jetë në fazën e grupeve të Europa League.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...