Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Agjenti i Hysajt bën një hap pas: Napoli klub i madh, mund të rinovojmë

Agjenti i Elseid Hysjat, Mario Giuffredi ka bërë një gjysmë hapi pas, në lidhje me të ardhmen e mbrojtësit shkodran te Napoli. Në një intervistë për radion napolitane “Kiss Kiss Napoli”, ai tha se Hysaj është i qetë dhe i lumtur, ndaj po shikohet mundësia që të rinovojë me të kaltrit.

“Tani jemi më të qetë, sepse Ancelotti beson te Hysaj dhe do të shohim nëse ekzistojnë mundësitë që të rinovojmë kontratën me Napolin. Klienti im nuk shqetësohet për zërat e merkatos, pasi është i bindur që bën pjesë në një skuadër të madhe dhe nuk e ka prioritet largimin”, deklaroi Giuffredin.

Në lidhje me një interesim të mundshëm të Chelseat, menaxheri i Hysajt pranoi se londinezët mund të paguajnë klauzolën, por më përpara do të duhet pritur zyrtarizimi i Sarrit.

“Nëse Sarri shkon te Chelsea, londinezët mund të paguajnë klauzolën e Hysjat, sepse kanë nevojë për mbrojtës në atë krah”, deklaroi menaxheri i Hysajt.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...