Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Partizani në Ohër për fazën përgatitore, programon disa miqësore

Gjykata e Lozanës nuk lejoi që Skënderbeu të merrte pjesë në Champions League, në këtë mënyrë iu hap rruga Partizanit drej Europa League-s. Drejtuesit me shpejtësi thirrën lojtarët nga pushimet për të nisur stërvitjen, ndërkohë që në stol u emërua Skënder Gega. Shorti përcaktoi si kundërshtar në raundin e parë eliminator Mariborin, një rival i vështirë për t’u kaluar, por, në fund të fundit, të tentosh nuk të kushton asgjë. Të hënën të kuqtë do të nisin një minifazë përgatitore, e cila do të zhvillohet në Ohër të Maqedonisë. Në këtë periudhë 10-ditore janë programuar edhe disa takime miqësore. Megjithëse kundërshtarët ende nuk janë konfirmuar, gjasat janë që të luhet ndaj skuadrave të huaja që po kryejnë gjithashtu përgatitjet në Maqedoni.

Sa i përket merkatos, nuk ka lëvizje konkrete, as në hyrje dhe as në dalje. Drejtuesit po mendojnë ta përballojnë raundin e parë të Europa League-s me këtë grup lojtarësh, e më tej, duke pasur më shumë kohë në dispozicion, do të kërkohen përforcimet e domosdoshme, sidomos në krahët e mbrojtjes. Synimi është ndërtimi i një skuadre konkurruese për titullin kampion, duke mos shfaqur dobësi që në startin e kampionatit. Pikërisht fillimi i gabuar u kushtoi shumë “demave” sezonin e shkuar.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...