Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Goditje e dyfishtë e Gjilanit, firmosin Pepa e Nika

Pasi zyrtarizoi Sadat Pajazitin si trajner të ri pak ditë më parë, në orët e fundit klubi i Gjilanit ka bërë edhe dy goditje të rëndësishme në merkato. Bëhet fjalë për dy lojtarë që në sezonin e fundit u aktivizuan në Kategorinë Superiore, sulmuesin Brunild Pepa dhe mesfushorin Ansi Nika.

Nika ka qenë pjesë e Laçit në edicionin e fundit, ku është aktivizuar në 30 ndeshje, 29 prej të cilave si titullar, si dhe arriti që të shënonte dhe dy gola.Në anën tjetër sulmuesi Pepa ka dhënë kontributin e tij për skuadrone Lushnjes, ku arriti të shënonte 3 gola në 29 ndeshjet që u aktivizua.

Të dy janë lojtarë me shumë eksperiencë dhe mund ta ndihmojnë skuadrën e Gjilanit.Klubi gjilanas ka paralajmëruar të tjera lëvizje në ditët e ardhshme dhe nuk është aspak çudi që të vijojë përforcimet nga Superiorja.

 

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...