Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

Carmelo Anthony largohet nga Oklahoma, përgatit kalimin te ….

Pas Kawhi Leonard, një tjetër telenovelë e merkatos së verës në NBA ka marrë fund. Carmelo Anthony zyrtarisht nuk është më lojtar i Oklahoma City Thunder. Në një shkëmbim ku u përfshinë tre skuadra, Thunder morrën nga Hawks organizatorin Denis Schroder, Mike Muscala dhe zgjedhjen e raundit të parë në draftin e vitit 2022. Ndërkohë Hawks, përvec Anthony, blenë nga Philadelphia 76ers anësorin Justin Anderson, me këta të fundit që morrën pikërisht Muscalën nga OKC, duke i dhënë  anësorin tjetër Timothe-Luwawu Cabarrot. Gjithsesi Atlanta pritet ta heqë Melon menjëherë nga ekipi. E fakti që të habit më shumë është se ish-lojtari i Denver Nuggets dhe New York Knicks do të marrë gati 29 milionë dollarë duke mos luajtur asnjë ndeshje për ekipin. Fati i Anthony duket i përcaktuar, me lojtarin që pritet se do të nënshkruajë me Houston Rockets për tu bashkuar me mikun e tij të ngushtë Chris Paul dhe MVP e sezonit të rregullt në NBA, James Harden. 3 herë kampion olimpik, Carmelo Anthony akoma nuk ja ka dalë të fitojë titullin e tij të parë në NBA . Por, me 2 superyje të tjerë si Paul e Harden në skuadër, Rockets do të jenë një ekip i denjë për të rivalizuar në konferencën e Perëndimit me Lakers të udhëhequr nga LeBron James dhe kampionët e Golden State Warriors.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...