Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Hidhet shorti i La Ligas, El Clasico më 28 tetor dhe 3 mars

18 gushti do të shënojë startin e kampionatit spanjoll të La Ligas për edicionin 2018-2019. Sipari i kampionatit spanjoll çelet me emocionet e një ndeshjeje të madhe siç përkon të jetë Valencia-Atletico Madrid. Pas hedhjes së shortit, kalendari sheh në ditën e tij të dytë, datë 19 gusht, skuadrën mbretërore Real Madrid në fushë për herë të parë pa Cristiano Ronaldon për të pritur Getafen, ndërkohë që Barcelona, kampionia në fuqi e Spanjës do të sfidohet nga Alaves. Java e shtatë, pikërisht më 30 shtator, do të shënojë derbin e parë të Madridit mes “Los Blancos” dhe “Los Colchoneros”, ndërsa i dyti përkon në datën 10 shkurt, në javën e 23-të të kampionatit. Klasikja e madhe e Spanjës është në program më 28 tetor në “Camp Nou” dhe i përket javës së 10-të, ndërsa ajo e kthimit luhet në 3 mars në “Bernabeu”. Kuintat e La Ligas do të mbyllen në 19 maj të 2019-ës, duke gjetur Barcelonën në transfertën e Eibar, Real Madrid-Betis në “Bernabeu” dhe Atleticon në fushën e Levantes. E veçanta e këtij edicioni qëndron në faktin se sikundër edhe në Premier League shorti ka hartuar një kalendar asimetrik, duke bërë që rendi i takimeve në vajtje të mos jetë i njëjtë me ndeshjet e kthimit.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...