Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Flamurtari, Daja pret zhbllokimin e sulmuesve

Shpresojnë për një fillim të ri pas pauzës në Vlorë, me 8 javët e para që janë shënjuar nga shumë oshilacione dhe disa rezultate zhgënjyese për Flamurtarin, me Ilir Dajën që shpesh ia ka faturuar ngërçit psikologjik të krijuar në skuadër. Ditët e Kombëtareve shpresohet të kenë sjellë një ndryshim edhe në këtë aspekt, me misionin që rinis nga një sfidë e vështirë me Tiranën.

Pavarësisht problemeve kryeqytetasit kanë një organikë për t’u vlerësuar, dhe bashkë me ta shkon në Vlorë tani si kundërshtar Ardian Mema, me avantazhin e njohjes në brendësi të pikave të forta por edhe të dobëta në skuadrën kuqezi. Një ndër to ka rezultuar në këto javë të para sulmi, në 8 javë kampionat Flamurtari ka shënuar 8 herë, por gjysma e këtyre golave janë shënuar në sfidën me Kastriotin, dhe dy të tjerë në barazimin me Kamzën, ku gjeti rrjetën edhe Tomislav Bushiç.

Flamurtari nuk ka shënuar asnjë gol në 4 ndeshje, respektivisht ndaj Teutës, Skënderbeut, Partizanit dhe Laçit, dhe gjetja e golit në vazhdimësi nga sulmuesit është një element i domosdoshëm për të pasur një sezon të suksesshëm. Tomislav Bushiç është në kuotën e tre finalizimeve, por ndërkohë Danilo Alvesh ende nuk ka shënuar golin e parë në këtë kampionat e po ashtu dhe Andi Ribaj që duhet theksuar se ka pasur dhe më pak hapësira duke qenë se ka regjistruar vetëm dy prezenca.

Natyrisht që shënimi i golave është i lidhur ngushtë dhe me furnizimin e sulmit dhe perfeksionimin e mekanizmave të lojës që Ilir Daja dëshiron të aplikojë, ditët e pauzës duhet të kenë shërbyer shumë edhe në këtë drejtim, gjithçka për ta rinisur me një fitore përballë Tiranës.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...