Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Kukësi kthehet në “Zeqir Ymeri”… për një miqësore

Kukësi rikthehet në “Zeqir Ymeri”. Në fakt, jo për ndeshjet zyrtare, por për një miqësore me skuadrën nga Kosova, Liria e Prizrenit. Klubi verilindor, nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, fton të gjithë tifozët në stadium për të ndjekur këtë takim, ku hyrja do të jetë falas.

“Skuadra e Futboll Klub Kukësit, më datë 16 nëntor 2018, ora 14:00, do të zhvillojë ndeshje miqësore me skuadrën e Lirisë së Prizrenit.

Rreth një vit më parë, në ndeshjen e parë miqësore, Liria e Prizrenit – Kukësi, këta dy ekipe u ndanë në barazim, ku skuadrat arritën të shënonin nga 3 gola.

Rikthehemi pas një periudhe të gjatë në “Zeqir Ymeri” dhe u bëjmë thirrje të gjithë sportdashësve, në veçanti tifozëve kuksianë, të mbështesin skuadrën e zemrës, pasi hyrja në stadium do të jetë pa pagesë.

Shpresojmë që shumë shpejt të arrijmë të zhvillojmë të gjitha ndeshjet e Kategorisë Superiore, Kupës së Shqipërisë si dhe ato të arenës ndërkombëtare në stadiumin e qytetit, tonë pasi deri tani ka ndikuar shumë negativisht në vazhdimësinë e ekipit, duke mos u dhënë tifozëve mundësinë e mbështetjes së drejtpërdrejtë për skuadrën.”

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...