Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Borini-Suso, Milani mposht Genoan dhe kap zonën Champions!

Milani vuan por në fund merr një fitore të pastër dhe shumë të rëndësishme që e ngjit sërish në zonën Champions. Kuqezinjtë triumfuan me shifrat 0-2 në transfertën e Marassit ndaj Genoas në një sfidë ku kishin shumë mungesa për shkak dëmtimi dhe skualifikimi. Megjithatë falë golave të Borinit dhe Susos në 20 minutat e fundit të sfidës skuadra e Gatussos u ngjit sërish në vendin e 4-t të Serie A në kuotën e 34 pikëve, 6 më pak se Interi i vendit të tretë dhe 1 më shumë se Roma e vendit të 5-të. Ishte një Milan pragmatist por që mori maksimumin në një sfidë të vështirë të cilën Genoa e nisi më mirë por vuajti mungesën e sulmuesit kryesor Piatek i cili është një hap larg transferimit te Milani. Në minutën e 72-të, Borini i shërbyer në mënyrë perfekte nga Conti (i cili pak nga pak po rifiton formën më të mirë pas atij dëmtimi të gjatë), realizoi një gol të thjeshtë për ti dhënë avantazhin Milanit. Në të 83-ën skuadra e Prandellit pësoi edhe golin e dytë dhe atë të kapitullimit i cili mban firmën e Susos pas asistit të Cutrones.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...