Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Zyrtare, Juventusi shet marokenin Benatia për 8 milionë euro

Juventusi dhe Medhi Benatia ndajnë përfundimisht rrugët pas 2 viteve e gjysmë bashkëpunim. Klubi bardhezi edhe zyrtarisht ka njoftuar largimin e mbrojtësit maroken te skuadra nga Katari, Al Duhail.

Juventusi do të përfitojë plot 8 milionë euro nga kartoni i lojtarit, ndërsa pagesa do të bëhet në dy këste brenda vitit 2019. Shifra mund të shkojë deri 10 milionë nëse do të arrihen disa kritere gjatë eksperiencës së futbollistit në Katar.

Me fanellën e Juventusit Benatia është aktivizuar në 40 ndeshje të kampionatit të Serisë A, duke realizuar tre gola, i fundit kundër Romës në dhjetor të vitit 2017.

14 takime në Champions, një në Superkupën e Italisë dhe katër në Kupë. Ka fituar dy kampionate, dy Kupa të Italisë dhe një Superkupë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...