Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Spallettin e karikon besimi, angazhim maksimal për të kthyer Interin te fitoret

Pasi Marotta konfirmoi besimin ndaj tij, Luciano Spalletti është angazhuar maksimalisht në seancat stërvitore të skuadrës zikaltër, pasi kërkon të rikthejë ekipin menjëherë te suksesi, duke filluar që nga transferta e të shtunës në mbrëmje përballë Parmës.

Kështu gjatë ditës së sotme tekniku zikaltër ka marrë edhe një lajm të mirë, pasi në rresht ka parë edhe Keita Baldenë, sulmuesin anësor senegalez që u dëmtua dhe i mungoi Interit në momentin më kyç, kur edhe Perisiç nuk pranonte të aktivizohej pasi kërkonte largimin.

Përveç senegalezit, tekniku zikaltër vijon punën edhe për rikuperimin total të kroatit Perisiç, me të cilin edhe sot ka punuar me ushtrime specifike, pasi kërkon të marrë maksimumin nga ai për pjesën e mbetur të sezonit.

Edhe në sfidën ndaj Parmës, Mateo Politano nuk do të jetë, pasi ka edhe një javë dënim për të vuajtur, ndërsa Spalletti synon që këtë herë të hedhë në fushë nga minuta e parë pikërisht Perisiç dhe Keita Balde, në krah të kapitenit Icardi.

Në seancën e ditës së sotme shihej një angazhim maksimal i Spallettit edhe në punën me mesfushorin belg Radja Nainggolan, i cili ende nuk ka arritur të justifikojë besimin dhe shpenzimin e Interit ndaj tij, në merkaton e verës.

Edhe ky i fundit pritet të marrë një tjetër shans për të luajtur titullar në transfertën emiliane, pasi pritet të rreshtohet pas kapitenit Mauro Icardi dhe t’i japë një dorë skuadrës për t’u rikthyer te fitorja që mungon prej Dhjetorit në ndeshjet e kampionatit.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...