Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

E dielë “flakë” në Superiore, Kukësi dhe Teuta për të mos humbur “trenin” titull!

Tre sfida, njëra më interesante se tjetra. E diela e Superiores ndizet me tre ndeshje që premtojnë rivalitet dhe spektakël. Në orën 14:00 në Kamëz, Kukësi pret Tiranën në një sfidë që verilindorët duhet ta fitojnë me çdo kusht nëse duan të shpresojnë deri në fund te titulli kampion. Partizani është 8 pikë larg falë suksesit ndaj Kastriotit, kështu që verilindorët e Cungut duhet të kundërpërgjigjen sot, por misioni për të marrë maksimumin e pikëve përballë një Tirane që ka nevojë për pikë pasi nuk ka krijuar ende një diferencë të konsiderueshme me zonën e rënies nga kategoria, nuk do të jetë aspak i thjeshtë për Kukësin. Po në orën 14:00, në Gjirokastër Luftëtari i Ahmatajt pret Flamurtarin e Dajës. Dy skuadra në vështirësi financiare por që në fushën e lojës do të përpiqen të japin maksimumin për të marrë një fitore që do të ishte jetike për të dyja ekipet, pasi barazimi i kënaq përgjysmë. E diela e Superiores do të mbyllet me takimin e orës 17:00 mes Teutës dhe Kamzës. Në Niko Dovana, durrsakët e Shkëmbit do të kërkojnë fitoren e parë në kampionat për vitin 2019, përballë një Kamze që vjen me moralin e lartë pas kualifikimit ndaj Vllaznisë në Kupën e Shqipërisë. Të treja këto sfida të javës së 21-të të Superiores si gjithmonë do të keni mundësi t’i ndiqni live në ekranin e Supersport.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...