Connect with us

Hi, what are you looking for?

Sport

Arrestohet Robert Kraft, pronari i New England Patriots

Pronari i kampionëve të NFL, New England Patriots, Robert Kraft është në telashe. Biznesmeni 77-vjeçar, një mik i Presidentit amerikan Donald Trump, është arrestuar nga policia në Florida për favorizim të prostitucionit.

Sipas policisë amerikane, Kraft kërkoi kryerjen e raporteve seksuale me një prostitutë, sigurisht në këmbim të pagesës, gjatë qëndrimit të tij në një qendër spa në qytetin Jupiter, në Florida.

Sipas deklaratës së shefit të policisë, Daniel Kerr, Robert Kraft ishte në qendër të hetimeve që po kryheshin prej 8 muajsh. Por jo vetëm kaq, policia bën të ditur se janë lëshuar edhe 200 urdhër-arreste, shifër kjo që pritet të rritet.

Ndërkohë, një zëdhënës i Robert Kraftit i mohoi akuzat e ngritura ndaj biznesmenit, duke mos bërë komente të tjera në lidhje me këtë histori.

Robert Kraft e bleu New England Patriots në vitin 1994. Nën drejtimin e tij, skuadra nga Bostoni ka arritur të luajë në 10 finale të Super Bowl, mes të cilave edhe ajo e këtij viti me Los Angeles Rams, duke fituar 6 tituj. Por jo vetëm kaq, Kraft zotëron edhe skuadrën e bejsbollit New England Revolution.

Sipas revistës prestigjioze amerikane “Forbes”, pasuria e Robert Kraftit vlerësohet në 6,6 miliardë dollarë, që e pozicionon atë mes 400 personave më të pasur në botë për vitin 2018.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...