Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Messi vijon të shkruajë historinë, shënon tripletën e 50 dhe feston si Pele

Lionel Messi ka shënuar tre-golëshin e 50-të të karrierës së tij duke i dhënë fitoren Barcelonës me një përmbysje spektakolare, në përballjen ndaj Sevillas. Mbrëmjen e së shtunës, Lionel Messi na tregoi edhe njëherë pse cilësohet si lojtari më i mirë në histori që ka luajtur sportin e futbollit.

Barcelona arriti që të shënojë fitore 2:4 fal paraqitjes së jashtëzakonshme të argjentinasit, i cili shënoi tre gola, dhe shtoi një asistim. Skuadra katalane e gjeti vetën në disavantazh qysh në minutën e 22’, kur Jesus Navas shënoi golin e parë të takimit.

Katër minuta më vonë u përgjigj Lionel Messi, i cili me një super volley barazoi shifrat në 1:1. Vendasit shënuan edhe njëherë në pjesën e parë me anë të Gabriel Mercados, për të shkuar në pushim me një gol epërsi.

Në pjesën e dytë, Messi aktivizoi modën ‘jashtëtokësori’ për të shpartalluar skuadrën e Sevillas. Ai fillimisht shënoi në minutën e 67’, pas asistimit të Ousmane Dembele, kurse në minutën e 85’ shënoi për t’i dhënë tri pikë të mëdha skuadrës së tij.

Luis Suarez shënoi në minutën e 92′ për të vendosur rezultatin final të këtij takimi. Tani, në 35 ndeshje, Messi i ka shënuar plot 36 gola kundërshtarit të quajtur Sevilla. Barca tashmë grumbullon plotë 57 pikë pas 25 javëve, dhe mban kështu distancën prej 10 pikësh me Atletico dhe Real Madrid.

Ndërkohë, një tjetër detaj lidhet me festimin e njërit prej golave, nga ana e sulmuesit argjentinas, i cili përqafoi ousmane Dembelenë, duke pozuar njësoj si pele, gjatë festimit të një goli në vitin 1970.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...