Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Neymar në stërvitje me PSG-në, pritet në formë optimale për Kupën e Amerikës

Neymar ka lënë pas dëmtimin e përsëritur në këmbë dhe tashmë, me fundin e sezonit që po afron, “ylli” brazilian i rikthehet stërvitjes. Sulmuesi 27-vjeçar që i është bashkuar grupit të tij ditën e enjte. Lajmin e konfirmojnë kampionët në fuqi të Francës në Twitter.

Sulmuesi, i cili pas seancave të fizioterapisë së vazhdueshme ka bërë dhe një seancë stërvitore të veçuar gjatë javës që lamë pas, pritet që të jetë në gjendje optimale dhe shpresat e PSG-së janë që të kenë shërbimet e tij për sfidën e 27 prillit, përballë Rennes, në finalen e Kupës së Francës.

I dëmtuar në sfidën ndaj Strasbourgut 23 janarin e shkuar, fenomeni brazilian iu nënshtrua menjëherë një terapie intensive, që i lejoi të evitonte një ndërhyrje të re kirurgjikale të përsëritur. Lajmet e infermierisë janë optimiste dhe flasin për një rikuperim nga dëmtimi. Rikuperimi i Neymar është gjithashtu një lajm i mirë edhe për kombëtaren braziliane të futbollit. Tashmë “ylli” i “Seleçaos” do të ketë mundësinë të jetë në Kupën e Amerikës, që do të zhvillohet në Brazil nga 14 qershori deri më 7 korrik.

Mungesa e Neymarit ishte një faktor me peshë në ecurinë negative të PSG në edicionin e këtij viti në Champions, me parizienët që u eliminuan në fazën e 1/8-ave nga Manchester United.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...