Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Simeone i del në mbrojtje Costës, por liga spanjolle nuk i ul dënimin!

Diego Simeone, trajneri i Atleticos së Madridit e ka konsideruar të ekzagjeruar vendimin e komisionit të Disiplinës në Spanjë për të skualifikuar me 8 ndeshje sulmuesin Diego Costa për kartonin e kuq që mori në sfidën ndaj Barcelonës fundjavën e kaluar. Costa u skualifikua me 8 ndeshje për shkak se përdori fjalë fyese ndaj gjyqtarit kryesor por në të njëjtën kohë e preku edhe me duar, dhe me dënimin që ka marrë nga Disiplina ka mbyllur përpara kohe këtë sezon. Gjithsesi në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së rradhës ndaj Celta Vigos në kampionat, Simeone nënvizoi se Atletico do ta apelojë dënimin e Costës ndërsa mbrojti sulmuesi brazilian që ka zgjedhur të luajë për përfaqësuesen spanjolle: “ Më duket një vendim dënim i ekzagjeruar dhe klubi do ta apelojë. Sezoni i Diego Costës nuk ka qenë shumë pozitiv për shkak të dëmtimeve të shumta por edhe operacionit që kreu. I kemi kërkuar të luajë edhe pse ndjente shumë dhimbje, deri në dhjetor pasi kishim nevojë për të. Ka bërë një sforco të jashtëzakonshme për të luajtur në Champions, tashmë shpresojmë që të bëjë një fazë përgatitore shumë të mirë për të qenë në formë të shkëlqyer sezonin e ardhshëm”, deklaroi trajneri i Atleticos.

Megjithatë edhe pse Atletico e ka apeluar vendimin, komisioni i Disiplinës në ligën spanjolle të futbollit e ka refuzuar atë duke lënë në fuqi dënimin e Diego Costës.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...