Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

PSG gati të “hapë shampanjën” e titullit, Interi me mision 3-pikësh në kryeqytet

Supersport do të sjellë sot një mori sfidash mjaft të rëndësishme nga kampionate të ndryshme të futbollit, duke filluar që nga ora 12:30, me takimin e kampionatit italian, mes Torinos dhe Chievos.

Më pas, në orën 15:30 vëmendja do të spostohet në Bundesligë, ku Bayerni i Mynihut do të zbresë në fushë në transfertën ndaj Dusseldorfit, për të synuar rikthimin në krye.

Bavarezët vijnë pas një fitoreje bindëse 5-0 ndaj Borussias së Dortmundit, por një sherr me grushte në stërvitje, mes Coman dhe Lewandowskit, ka prishur disi atmosferën në grup dhe mbetet për t’u parë se si do reflektohet kjo në fushë.

Në kampionatin francez, Paris Saint Germain do të luajë sot në transfertë ndaj Lilles, skuadër që mban vendin e dytë dhe po shtyn festën e titullit për kryeqytetasit.

Të besuarit e Thomas Tuchel kanë nevojë për vetëm një barazim, që të hapin që sonte shampanjën e titullit të dytë radhazi, në Francë, por nuk kanë presion, pasi deri në fund të kampionatit kanë edhe 7 ndeshje të tjera, ndaj festa mund të shtyhet për javën e ardhshme në “Parc Des Princes”.

Po në mbrëmje, në orën 20:30, Interi do të udhëtojë drejt Romës, për t’u përballur me skuadrën e tretë të kryeqytetit, Frosinonen. Pas fitoreve të Milanit dhe Romës, zikaltrit kanë nevojë të marrin pikët maksimale përballë Frosinones, për të mos komplikuar objektivin, që është një vend në zonën Champions.

Nga ana tjetër, vendasit vijnë në një moment mjaft të mirë, sepse pas dy fitoresh radhazi, kanë rihapur shpresat për mbijetesën, ndonëse gjithçka mbetet shumë e vështirë.

Në përfundim të këtyre takimeve, si gjithmonë në ekranin e Supersport 2, do të vijë emisioni “Zona Gol”, me Alban Xhihanin dhe të ftuarit në studio, ku do të flitet për ngjarjet më të rëndësishme të ditës në futboll.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...