Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Këpucët e Pogbasë u shitën 30 mijë euro për bamirësi

Këpucët që Paul Pogba përdori në finalen e Botërorit të Rusisë, ku u shpall kampion me Francën, dolën në një ankand në Paris, duke u shitur për 30 mijë euro.

Mesfushori i Manchester United, që shënoi golin e tretë në sfidën me Kroacinë, i kishte dhënë këpucët e tij për të siguruar të ardhura që do të shkonin për bamirësi, për nxënësit e shkollave të mesme që jetojnë në zona problematike.

Pogba kishte dhuruar edhe fanellën e përfaqësueses franceze që veshi gjatë Europianit të Francës, pikërisht në fitoren ndaj Islandës në çerekfinalet e turneut, e cila u shit për 4.000 euro, shifër kjo 4 herë më e lartë sesa ajo që ishte parashikuar.

Paul Pogba dhuroi disa prej materialeve të përdorura prej tij në karrierë, megjithatë jo të gjitha u shitën në ankand dhe këtu përfshihet edhe fanella e Juventusit, që veshi në fitoren e “Zonjës së vjetër” ndaj Manchester Cityt në Champions League, sezonin e viti 2015.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...