Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Reali kthehet te fitorja, Getafe blindon vendin e katërt

Reali i Madridit fitoi 3-2 me Vellarrealin në “Santiago Bernabeu” me një formacion të ndryshuar nga trajneri Zinedine Zidane, që ka nisur të mendojë që tani për sezonin e ardhshëm.

Mariano Diaz realizoi që në minutën e dytë para publikut të “Los Blancos”, por kundërpërgjigjja e “Nëndetëses së Verdhë” erdhi shumë shpejt, pikërisht me Morenon në të 11-ën. Reali e mbylli pjesën e parë në avantazh, pasi në të 40-ën shënoi Vallejo, ndërsa në pjesën e dytë të dyja skuadra e gjetën nga një herë rrjetën, Reali me autorin e golit të parë, Diaz, ndërsa për Villarrealin shënoi në shtesë Costa, për rezultatin përfundimtar 3-2.

Vazhdon të surprizojë e ecurinë e saj në këtë fund sezoni në La Liga Getafe, që mposhti 2-0 Gironan me gola të Molinas dhe Angel, duke blinduar 58 pikë vendin e katërt (3 më shumë se Sevilla), ndërsa Eibari iu imponua me një fitore minimale Betisit me gol të Cote.

 

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...