Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Kampionatet elitare në Europë me të njëjtët kampionë, hera e parë në histori

Edhe pse Seria A, La Liga dhe Ligue 1 ende nuk janë mbyllur, në të pesë kampionatet elitare në Europë janë shpallur matematikisht skuadrat kampione. Juventusi, PSG dhe Barcelona ishin të parët që siguruan trofetë, shumë javë para përfundimit të kampionateve respektive, ndërsa në Premier League dhe Bundesligë çështja e titullit u zgjidh vetën në javën e fundit, ku triumfuan Manchester City dhe Bayerni.

Asnjë përfundim i jashtëzakonshëm në të gjitha kampionatet elitare të Europës, që janë transmetuar nga SuperSport, por ka një të veçantë sa u përket verdikteve të titullit.

Në të 5 kampionatet më të forta të Europës, janë konfirmuar të njëjtin fitues të edicionit paraardhës, çka nuk kishte ndodhur kurrë më parë. Juventusi dominon prej 8 vitesh Serinë A, PSG nuk ka konkurrentë në Ligue 1, Barcelona e shfrytëzoi më së miri dobësinë e Realit për t’u konfirmuar lehtësisht kampione e Spanjës, ndërsa Bayerni, përtej ulje-ngritjeve përgjatë sezonit tregoi se mbetet lart rivalëve të Dortmundit.

Dueli më spektakolar ishte pa dyshim ai i Premier Leagues, mes Manchester City-t dhe Liverpoolit, e përtej keqardhjes për “The Reds”, skuadra e Guardiolës e meritoi plotësisht suksesin përfundimtar.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...