Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Hazard del hapur, kërkon Borussian e Dortmundit

Thorgan Hazard i ka të qarta idetë për të ardhmen e tij. Pas katër vjetësh me fanellën e Borussia Monchengladbach, skuadër tek e cila bën pjesë që nga viti 2015, kohë kur u transferua nga Chelsea, 26-vjeçari është gati ta mbyllë aventurën me ekipin e drejtuar nga Dieter Hecking.

Belgu pohoi se destinacioni i tij i ri është Borussia Dortmund, ofertë të cilën nuk mund ta refuzonte. Ai deklaroi se bisedon shpesh me mikun e tij, Witsel, dhe se është i lumtur që në “Signal Iduna Park” do të ketë dikë që do ta ndihmojë të ambientohet sa më parë. Këtë sezon me Monchengladbach, Thorgan Hazard është aktivizuar 33 herë dhe ka realizuar 10 gola.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...