Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, Raptors mposhtin Bucks pas 2 kohëve shtesë, hapin garën!

Toronto Raptors fluturon me dyshen Leonard-Siakam. Skuadra kanadeze mposhti 118-112 Milwaukee Bucks pas 2 kohëve shtesë në finalen e tretë të Lindjes dhe ngushton serinë në 2-1 me ndeshje. Duke patur parasysh faktin që edhe sfida e 4-t finale mes tyre do të luhet në Scotiebank Arena të Torontos, tashmë kanadezët kanë mundësinë të barazojnë serinë dhe ta ndezin më shumë luftën për finalen e madhe të NBA.

Ishte një sfidë vërtet spektakolare e ajo mbrëmjes së të dielës. Ndeshja nisi më mirë për Raptors që e mbyllën periodën e parë në avantazhin e 9 pikëve. Megjithatë tre periodat e tjera ishin të gjitha në favor të miqëve nga Milëaukee që rikuperuan pikë të rëndësishme derisa sa barazuan rezultatin në 96-96. Për të përcaktuar skuadrën fituese u desh të luheshin dy kohë shtesë, me Toronton që u tregua më efikase para koshit në 5 minutat e fundit duke arritur një fitore të madhe.

Kawhi Leonard ishte heroi i padiskutueshëm i kanadezëve me 36 pikë 5 asiste dhe 9 rebound. Një ndihmë të madhe në këtë fitore, Raptors e morën edhe nga kamerunasi Siakam që koleksioni në total 25 pikë dhe 11 rebound. Te Milwaukee me yllin Antetokounmpo që shkëlqeu vetëm poshtë tabelës me plot 23 rikuperime, pikëshënuesi më i mirë ishte Hill me 24 pikë, të pamjaftueshme gjithsesi për të evituar humbjen.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...

Serie A

Në një prononcim për Radio Serie A, Javier Zanetti, legjenda e Interit dhe njëkohësisht zv. presidenti i klubit zikaltër, ka zbuluar surprizën më të...